133179_54_news_hub_123475_656x500

Abdelahamid Abaaoud, i ashtuquajturi “ideatori” i tragjedisë së Parisit i vrarë para pak ditësh në një operacion të policisë franceze në veri të kryeqytetit francez, kishte si qëllim të hidhej në erë 6 ditë më pas sulmeve të 13 Nëntorit. Abaaoud do të vetëvritej më datë 19 nëntor, në distriktin “Défense”, i njohur për ndërtesat moderne dhe ku ndodhen një numër i shumtë zyrash e biznesesh.

Prokurori i Francës François Molins, në një konferencë për shtyp bëri një përmbledhje të hetimeve, që janë ende në zhvillim. Ai deklaroi se sipas gjurmimit të telefonit, në çastin e sulmit në Bataclan, Abaud ndodhej aty pranë. Madje disa minuta pas tragjedisë ai ka vajtur në vendngjarje për të parë nga afër atë që ndodhi.

Në arrati janë ende dy persona, i shumëkërkuari Salah Abdeslam dhe Mohamed Abrini, ky i fundit është fotografuar dy ditë para atentatit në shoqërinë e Abdeslam, në një pikë karburanti, teksa i drejtoheshin Parisit. Prokurori francez u shpreh se edhe personi që u lëshoi apartamentin me qera terroristëve, akuzohet se është i përfshirë në krim.

Tv Klan