NASA po planifikon të krijojë një fushë magnetike artificiale në orbitë mes Marsit dhe Diellit. Kjo do ta vendoste planetin Mars brenda një “bishti magnetik” dhe ta mbrojë atë prej erërave të ashpra diellore.

Kjo ide është një plan për nxitjen e një klime që do e mundësonte dhe mbështeste eksplorimin në Mars. Jim Green, drejtori i divizionit të shkencës planetare të NASA-s, e zbuloi idenë e fundit në selitë e NASA-s në Washington.

Green shpjegoi se rreth 90% e atmosferës së këtij planeti është reduktuar nga era diellore. Përmes këtij plani, ky planet mundet ta arrijë një fushë të krahasueshme me tokën brenda pak vitesh./tvklan.al