Policia gjermane ka parandaluar një seri aktesh terroriste në vend. Në pranga ranë 6 militantë të një celule terroriste të lidhur me Shtetin Islamik.

Ata kishin planifikuar një seri aktesh terroriste në qytetin veriperëndimor të Esenit. Në shenjestër ishte edhe tregu i Krishtlindjeve në këtë qytet. Të arrestuarit janë të moshave nga 20 në 28 vjeç, të gjithë të huaj të ardhur me fluksin e refugjatëve prej vitit 2014.

Operacionet për kapjen e tyre u zhvilluan në Kasel, Hanover, Esen e Lajpcig. Në banesat e tyre u sekuestruan armë dhe eksploziv që do të përdoreshin për sulmet terroriste.

Tv Klan