Një ngjarje jo e zakonshme për udhëtimet më avion ka ndodhur ditën e mërkurë, gjatë një fluturimi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Bejrutit. Avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente, pasi në bord ka ndodhur një përleshje mes dy personave.

Mësohet se shkak ka qenë një debat midis një të moshuari dhe bashkëshortes, por më pas ka ndërhyrë një person i tretë dhe ka filluar “lufta” me grushta mes tyre. Videoja e regjistruar nga një prej personave që udhëtonte në avion tregon momentin e përleshjes mes dy personave.

https://www.youtube.com//embed/GQ_jKyy9xkA

Edhe pse janë përfshirë dhe persona të tjerët, ashtu sikurse anëtarët e ekuipazhit të avionit, duket e pamundur për t’i ndarë nga njëri – tjetrin. Për pasojë, piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Ataturk të Stambollit, pasi kjo ka qenë zgjedhja e vetme që sherri të përfundonte.

Kanë qenë rojet e sigurimit ata që kanë bërë të mundur largimin e personit të moshuar dhe që sherri të përfundonte pas pasoja të mëtejshme./tvklan.al