Listat e kandidatëve për deputetë të hartuara ekskluzivisht nga Lulzim Basha kanë ngjallur jo vetëm pakënaqësinë dhe reagimin e opinionit publik, por dhe vetë kandidatëve të përfshirë në këtë skuadër. 

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës dhe ish-deputeti i renditur i teti në këtë qark ka lajmëruar dorëheqjen nga kandidimi, arsyeja që ai jep për këtë vendim është pozicionimi i caktuar nga Basha në listë.

Ai thotë se nuk është kontaktuar nga Lulzim Basha në lidhje me vendin e caktuar për kandidim dhe për pasojë ai është distancuar nga kandidimi duke dhënë dorëheqjen, ndërsa lajmëron se do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të PD-së Shkodër deri në zgjedhjet e reja. ndërkohë që kjo është “humbja” e dytë e demokratëve në këtë qark pasi Lulzim Basha ka lënë jashtë listës deputeten veterane, 2 mandate radhazi si kryeparlamentare Jozefina Topalli.

Një tjetër dorëheqje është dhe ajo e Sazan Gurit i cili nga Basha u propozua si kandidati i pestë në garën për qarkun e Beratit. Në Facebook, Guri një figurë e njohur e shoqërisë civile shkruan “

se fati në Shqipëri ende nuk vazhdon të jetë me njerëzit e dijes, ai shkruan se do e falte një figurë politike para njerëzve të mendimit, por s’mund të vazhdojmë më me ata që e shohin parlamentin si vend për t’i dhënë punë vetes dhe jo të tjerëve, si vend që rrisin bizneset dhe fitojnë, paçka që të tjerët humbasin. Në këto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa të tërhiqesha zyrtarisht nga kjo garë. Sapo mora vesh se kryetarët e degëve në qarkun e Elbasanit kanë refuzuar të bëjnë fushatë

”.  

Por pakënaqësia për listat e kandidatëve për deputetë është shtrirë edhe në strukturat e PD, deputetja e cila nuk u rikandidua nga kryedemokrati për këto zgjedhje, Arbjona Halimi shkruan në “Facebook” se “kryetarët e degëve në qarkun e Elbasanit kanë refuzuar të bëjnë fushatë”. 

Halimi duket se ka lënë pas qejfmbetjen ndaj kryetarit Basha dhe iu bën thirrje që të bashkëpunojnë për fitoren e Partisë Demokratike dhe të mos tërhiqen./ TV KLAN