Një sherr mes dy burrave dhe 2 femrave, ka nisur në një lokal në Britani, por më pas situata është përshkallëzuar duke bërë që të dalë jashtë kontrollit.

Përleshja është bërë masive, duke u përfshirë 100 persona dhe deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë situatë, sikurse duket edhe në video.

Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes në Albany Palace Wetherspoons.

Videoja është filmuar nga 21-vjeçari Tommy Arkle, i cili ka thënë për mediat se gjatë këtij konflikt ka mbetur i plagosur shoku i tij i ngushtë.“E gjithë ngjarja filloi mes katër personave, dhe brenda pak sekondave situata kaloi në një konflikt, ku u përfshinë 100 persona”, ka thënë ai./tvklan.al