Një sherr mes fqinjësh në Itali, ka rrezikuar të që transformohet në një tragjedi.

Prej kohësh në një bashkëjetesë të vështirë debati mes një 55-vjeçari vietnamez dhe një 25-vjeçari maroken ka përfunduar në një sherr në rrugë, vietnamezi ka goditur me thikë me të riun nga Maroku.

Në vendngjarje janë afruar menjëherë të afërm të plagosurit dhe duke e parë veten të rrethuar, agresori ka kërkuar ndihmën e një fqinji shqiptar.

Ky i fundit një 30-vjeçar, ka zbritur në rrugë me një hanxhar në dorë.

Por duke e parë situatën dhe duke menduar se ajo mund të përfundonte keq, shqiptari dhe marokeni, janë kthyer mbrapsht për t’u strehuar në shtëpi.

Ardhja e karabinierëve ka evituar që situata të degjeneronte dhe me shumë.

Marokeni 25-vjeçar është shtruar në spital, ndërsa agjentët kanë arrestuar vietnamezin për tentativë vrasje dhe shqiptarin ne akuzën e sulmit të rënduar./tvklan.al