Edhe kjo zonë e thellë e vendit bëhet me “HD”

Platforma Kombëtare digjitale tokësore e Tv Klan ka nisur transmetimin edhe në Bashkinë e Tropojës, duke u bërë e vetmja platformë private me transmetim High Definition në këtë zonë të thellë të vendit.

Ky investim e bën Tv Klan të parin televizion privat, nga të gjitha rrjetet e tjera private, që mbulon me sinjal digjital këtë territor dhe bashkë me të edhe një pjesë të zonës së Gjakovës në Kosovë.

Stacioni i ri i transmetimit ndodhet në majë të Malit Dobrenj dhe bën të mundur mbulimin me sinjal High Definition të qytetit të Bajram Currit dhe të fshatrave të kësaj bashkie: si Aprripë, Fierzë, Degë, Dushaj, Lëkurtaj, Luzhë, Bujan, Grija, Llugaj, Markaj, Margegaj, Koçanaj, Shoshan, Babinë, Begaj, Kërnajë, Hoxhaj, Papaj, si dhe disa fshatra më të vegjël, të cilët kanë pamje nga stacioni.

Përveç zonës së Tropojës, ai mbulon me sinjal High Definition edhe qytetin e Gjakovës dhe fshatrat: Qerim, Cërmjan, Petkoviq, Meqe, Denjë, Vranesh, Ratkoc, Radostë, Marmull dhe disa fshatra të tjerë në Kosovë, që kane pamje drejt tij.

Për të marrë sinjalin digjital të platformës së Tv Klan mjafton një televizor i viteve të fundit ose një dekoder i thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim.

Një antenë e thjeshtë e drejtuar nga stacioni ne Malin Dobrenj dhe një kërkim automatik në televizor apo ne dekoderin tuaj bën që të renditen automatikisht kanalet e platformës Kombëtare digjitale të Tv Klan: si Tv Klan HD, Klan Plus HD, Klan Neës HD, Abc Neës HD, Tv Scan HD, A2 CNN HD, Euroneës Albania HD, Syri HD, Mcn Tv HD, Klan Macedonia HD, dhe Klan Music HD.

Tv Klan