Nëse investon paratë në aksione, tituj borxhi apo platforma të tregtimit online, rrezikon të humbësh të gjithë shumën. Rënia e interesit të depozitave në Shqipëri ka bërë që shumë prej qytetarëve të kërkojnë mënyra alternative fitimi, duke u bërë pre shpesh e mashtrimeve nga faqet e internetit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën thirrje për kujdes, pasi jo të gjitha këto platforma janë të licensuara dhe të kontrolluara.

Vitet e fundit janë edhe 3 fonde investimi private që janë të licensuara nga ky Autoritet dhe të mirë kontrolluara. Por sigurisht, që risku këtu është më i lartë se depozitat.

Janë mbi 30 mijë individë, të cilët kanë vendosur që të invesotjnë paratë në fonde private, të cilat janë ligjërisht të mbikëqyrura nga AMF dhe Banka e Shqipërisë.

Nuk dihet saktë numri se sa të tjerë kanë çuar paratë në skema mashtruese. Sipas ligjit, për të ushtruar aktivitetin e tyre në vendin tonë, këto kompani mund të regjistrohen në Qendrën Kombetare të Biznesit, edhe pse nuk kanë license.

Tv Klan