Fotografitë e femrave nudo shesin shumë më mirë sesa ato të fermave të veshura.

Playboy, revista e njohur erotike ka vendosur të hedh poshtë vendimin e një viti më parë për mos publikimin e fotografive nudo duke u rikthyer tek stili autentik.

Lajmi erdhi nga drejtuesi me i ri i revistës Cooper Hefner, i cili tha se ishte gabim i madh të hiqnin lakuriqësinë nga revista.

Revista amerikane Playboy në numrin Mars-Prill vjen nën hashtagun “Lakuriqësia është normale”

Personazhet publike me te njohur te botes kane pozuar nudo për revistën amerikane, e cila është themeluar ne vitin 1953, por që ndaloi botimin e fotografive nudo një vit më parë./Tv Klan