Edhe pse sezoni turistik ende nuk ka filluar, Shëngjini është populluar nga pushuesit e ardhur nga Kosova. Por plazhi u afron këto panorame.

Brezi i rërës është i gjithi i ndotur dhe nuk është pluguar, ndërsa mbetjet plastike dhe ato prej druri kanë zënë vend prej muajsh. Pushuesit nga Kosova, por edhe nga vendi thonë se përgatitjet janë të vonuara.

Për vendorët moti i paqëndrueshëm ka vonuar ndërhyrjet. Por sipas tyre sezoni pritet të jetë i suksesshëm. Mëgjithatë pamjet tregojnë se Shënëgjini nuk është ende gati të presë pushuesit. /Tv Klan