Dy vëllezër janë dëmtuar lehtë sot në Elbasan pasi është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Policia e Elbasanit tha në një njoftim se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së merkurës në një punishte në lagjen “Shënkoll”.

Të dëmtuar lehtë kanë mbetur 60-vjeçari me iniciale G.B. dhe vëllai i tij 49-vjeç me inicialet A.B.. Policia sqaroi se dy vëllezërit nuk janë plagosur nga plumbat por në përpjekje për t’u shpëtuar të shtënave, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brënda punishtes.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngarjes./tvklan.al