Vlorë-Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vlorë. Sipas policisë së qytetit bregdetar ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:38, pranë rrethrrotullimit të skelës.

Një automjet tip “Betoniere Iveko” me targë VL 3586 C, me drejtues 56-vjeçarin B.H., ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Iveko” me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit./ tvklan.al