Një i ri ka përfunduar në pranga të policisë. 20-vjeçari Ardit Xhakrosa ka përplasur me automjetin e tij një 17-vjeçare. Aksidenti ndodhi tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i spitalit” në Burrel.

aksi 2

I riu, që drejtonte një automjet tip “Mercedez Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar 17-vjeçare A.K, e cila ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

17 vjeçarja është transportuar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al