Një person humbi jetën pasi e zuri korenti, teksa po përpiqej që të karikonte telefonin e tij në tualet.

Richard Bull vdiq kur karikuesi i iPhone – it të tij bëri kontak me ujin, ndërsa ai po bënte dush. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e 32 – vjeçarit në Ealing, të Londrës.

Sipas të përditshmes britanike “The Independent”, dyshimet janë se ai e kishte vendosur karikuesin në një zgjatues dhe teksa ndodhej në vaskë e kishte mbështetur mbi kraharor dhe po përdorte telefonin.

Bull mësohet se pësoi djegie të rënda në kraharor, krah e dorë, duke bërë që fillimisht bashkëshortja e tij të mendonte se e kishin sulmuar.

Ajo njoftoi shërbimin e emergjencës, por kur këta mbërritën në vendngjarje 32 – vjeçari kishte ndërruar jetë.

Mjekët e cilësuan vdekjen e tij si aksidentale, megjithatë ata pritet të përgatisin një raport për t’ia nisur kompanisë Apple në mënyrë që të parandalohen fatkeqësi të ngjashme në të ardhmen.

Duke folur përpara gjykatës, një prej ekspertëve që u mor me rastin në fjalë tha: “

Këto pajisje nuk duken të rrezikshme, por ato mund të jenë të tilla, njësoj si tharësja e flokëve në tualet. Kompanitë duhet t’i bashkangjisin një paralajmërim”

./tvklan.al