Një gazetare e re është vrarë teksa raportonte nga fushëbeteja e Mosulit në Irak, ku ushtria irakiane dhe kurde po luftojnë me terroristët e ISIS-it.

Shifa Gardi, e cila punonte për stacionin televiziv kurd “Rudaw” është vrarë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë.

Ajo po raportonte për avancimin e forcave irakiane në zonat perëndimore të Mosulit, të kontrolluara deri së fundmi nga Shteti Islamik.

“Rudaw”  tha se 30-vjeçarja kishte thyer stereotipin e gazetarisë së luftës të dominuar nga meshkujt.

Trupat irakiane kanë hyrë në distriktet perëndimore të Mosulit për herë të parë të premten, si pjesë e një ofensive shumë të gjerë që filloi në muajin tetor për pastrimin e qytetit nga xhihadistët.

Televizioni kurd tha se kameramani që ishte me Gardin, Yunis Mustafa, ishte plagosur në shpërthim. /tvklan.al