Një senator republikan ka kundërshtuar presidentin e zgjedhur, Donald Trump në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet amerikane duke zbuluar se Moska ka kryer sulm kibernetik edhe në fushatën e Trumpit.

Senatori Lindsey Graham, i ka thënë CNN-së më 14 dhjetor FBI e ka informuar atë tre muaj para zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit se llogaritë e tij janë sulmuar.

Trump ka hedhur poshtë raportet e CIA-së dhe FBI-së, se rusët kanë kryer sulme kibernetike dhe më pas i ka nxjerrë në media emailet e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe dokumente të tjera për të dëmtuar fushatën e rivales së tij, Hillary Clinton.

senatori

Graham i ka thënë CNN-së: “

Unë e besoi që rusët e kanë ‘hackuar’ Komitetin Kombëtar të Demokratëve. Unë e besoi që ata e ‘hackuan’ edhe Podestan (udhëheqësin e fushatës së Clintonit). Ata kanë kryer sulm në fushatën time. Unë e besoi që të gjitha informacionet e publikuara e kanë dëmtuar publikisht Clintonin, por nuk e kanë dëmtuar Trumpin”.

Graham ka thënë se ai megjithatë nuk e beson që rrjedhja në media e informacioneve të tilla e kanë ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Graham është një republikanët kryesor që kanë bërë thirrje për hakmarrje ndaj përfshirjes ruse në zgjedhje.

Qëllimi im është të vendosë në tavolinën e presidentit Trump sanksione të rënda kundër Rusisë. Ata duhet të paguajnë çmimin”

, ka shkruar Graham në Twitter./ tvklan.al