Lukas Podolski i dha fund aventurës së tij me Gjermaninë duke qenë vendimtar në fitoren 1 – 0 me Anglinë.

Sulmuesi 31-vjeçar realizoi golin e vetëm të takimit të zhvilluar në Dortmund. Një eurogol në pjesën e dytë, i 49 në 130 ndeshje me fanellën e Gjermanisë. Podolski u bë pjesë e përfaqësueses gjermane në vitin 2004, duke u shpallur kampion i Botës në 2014.

Tv Klan