Projektimi i filmave shqiptare në kinema nuk janë ngjarje të zakonshme në përditshmërinë e ngjarjeve kulturore të Tiranës. Edhe kur ata shfaqen ajo ndodh vetëm për një mbrëmje. Pa hyrë në analizën e produktit artistik, është atributi i kritikës, dy argumentet janë, interesi i ulët i publikut dhe pikësynimi i thuajse gjithë regjisorëve për ti çuar filmat në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit.

E tillë do të jetë edhe rruga e “Poeti”, filmi i parë i regjisores Atina Laço. I ndërtuar mbi skenarin e Ylljet Aliçkës, premierën e pati javën që lamë pas. Historia është ajo e një poeti që pasi librat me poezi nuk ia blen kush, nis e shkruan për të vdekurit, nekrologji. Dhe për të gjetur klientët që do ti sigurojnë bukën e gojës ai gjëmon vdekjen nëpër spitale, varreza dhe shtëpitë e të ndjerëve.

 “Poeti” është shembulli i shpërdorimit që njeriu i bën talentit në emër të mbijetesës.

Alfred Trebicka, Romir Zalla, Suzana Prifti, Egla Ceno dhe Xhemal Sojli janë rrëfimtarët në filmin me metrash të mesëm “Poeti” e që buron nga histori të vërteta shqiptare.

Tv Klan