Mesfushori Paul Pogba duket se është shumë pranë me skuadrën e Manchester United.

Kampionia e Italisë, Juventus, duket se është e gatshme të heqë dorë nga shërbimet e Pogba, për një vlerë rekord prej 100 milion paundësh, nëse klubi angez është dakord që të paguajë bonusin prej 20 % për lojtarin dhe agjentin e tij.

Sipas mediave pritet që brenda pak orëve 23-vjeçari, të zyrtarizohet si lojtar i ri i Unitedit.

Nëse gjithccka shkon në rregull kalimi i mesfushorit nga Torino në Manchester, pritet të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë të futbollit./tvklan.al