Paul Pogba është një lojtar i Manchester United. Transferimi i mesfushorit francez u zyrtarizuar nga klubi anglez. Pogba firmosi një kontratë 5-vjeçare sipas klubit. Manchester United do të paguajë 120 milionë euro te Juventus për 23-vjeçarin, sipas mediave vendase.

Në këtë shumë përfshihet edhe komisioni i menaxherit Mino Raiola. Paul Pogba bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Paul Pogba, futbollist i Manchester United:

Jam i lumtur që kthehet te Manchester United. Ky ekip ka qenë gjithmonë në zemrën time dhe po pres me padurim të punoj me Mourinho. Kam kaluar mirë te Juventus dhe kam kujtime të mira në atë skuadër dhe lojtarë atje i kam miq. Por mendoj se ishte momenti i duhur te kthehesha në Old Trafford.

Paul Pogba do të përfitojë gati 20 milionë euro në sezon sipas asaj që shkruajnë mediat angleze. Synimi i Manchester United për këtë sezon është titulli kampion, pasi mbeti jashtë kupave të Europës. /TV KLAN