paul_pogba

Paul Pogba është futbollisti më i kërkuar në këtë merkato dhe për të nuk kanë munguar ofertat milionere.

Në këtë garë nuk ka munguar Barcelona duke e kërkuar mesfushorin për sezonin e ardhshëm.

Në klubin italian ka mbërritur një ofertë 80 milionë euro, por kjo është refuzuar. Drejtori i përgjithshëm i Juventus, Beppe Marotta ka deklaruar për mediat vendase se Pogba nuk do të lëvizë dhe do të qëndrojë te Juventus.

Një përgënjeshtrim për arritjen e një marrëveshje ashtu siç u njoftua nga mediat spanjolle më herët gjatë ditës së mërkurë. Në Spanjë pretendonin se ishte arritur një akord që 22-vjeçari të vishte në sezonin 2016-2017 fanelën e Barcelona.

Për Paul Pogba ka patur shumë oferta, ndërsa kontrata e tij me Juventus përfundon në qershor të 2019.

Tv Klan