Pogradec – Tre vajzat e mitura nga fshati Selcë e Poshtë të Pogradecit që u shpallën të humbuara një ditë më parë dhe që më pas u vetëdorëzuan në policinë e Elbasanit kanë dëshmuar përpara hetuesve.

Në prani të psikologut, të miturat kanë deklaruar se kishin ikur me dëshirë nga shtëpitë e tyre. Në policinë e Elbasanit ku edhe u vetëdorëzuan adoleshentet kanë sqaruar se nuk janë rrëmbyer nga askush dhe ishin të mërzitura me jeten që bënin.

Madje 16-vjeçarja me inicialet A.B, komshije me dy motrat  Bleona dhe Lorena Çollaku i kishte dërguar një mesazh babait të tyre ku i shpjegonte arsyen e largimit të tyre. Ajo i shkruan që të “mos i kërkojë më dhe se asnjëherë nuk i kishin kuptuar duke i bërë ato të vuajnë shumë dhe kjo ishte arsyeja e largimit nga familjet e tyre.

Pas këtij mesazhi babai i motrave Çollaku, Bashkimi bëri kallzim në komisariatin e policisë. Situata alarmoi blutë për shkak të frikës së adoleshentet mund të ishin trafikuar drejt Maqedonisë. Por pasditen e së shtunës ato janë dorëzuar në polici. Pas marrjes së dëshmive ato janë dërguar pranë familjeve të tyre.

Tv Klan