Juventus fitoi në frymën e fundit me 11-metërshin e shënuar nga Dybala, por që ndezi zemërimin e lojtarëve të Milan. Bacca autori i golit të vetëm të Milan në humbjen 2 – 1 përpak sa nuk u përplas me gjyqtarin në fund të takimit. Polemika për mënyrën se si u akordua që përcaktoi edhe rezultatin.

Për “Gazzetta dello Sport” afërsia mes lojtarit dhe pikës ku u godit topi nuk mund të kosiderohej e vullnetshme. Gazeta torineze “Tuttosport” shkruan se nuk ishte një skandal që u dha, por nuk do të ishte e tillë edhe sikur të mos akordohej.

Mendime të kundërta edhe te futbollistët, pasi ata të Milane shikojnë si ndëshkuese, ndërsa ata të Juventus kujtojnë rastin e minutave të para ku Zapata pengoi Dybala. Gjithësesi Juventus me këtë fitore e çon në 11 pikë, me ndjekësin më të afrët, por duhet pritur edhe rezultatet e ndeshjeve të Roma dhe Napoli që do të luhen të dielën.  

Tv Klan