Polemika te Napoli pas humbjes në Madrid

Real Madrid mundi 3 – 1 Napolin me përmbysje në sfidën e parë të fazës së 1/8 të Champions League, e zhvilluar mbrëmë në “Santiago Bernabeu”.

Hysaj luajti të gjithë sfidën, por vuajti presionin e sulmit të spanjollëve. Në përfundim të sfidës pati polemika në distancë mes presidentit të napolitanëve De Laurentiis dhe trajnerit Sarri.

“Nuk jam dakord me disa zgjedhje të trajnerit, por nuk flas. Unë kam shpenzuar para për futbollistë të cilët nuk i kam parë në fushë. Për mua vetëm Insigne ka treguar karakter,” tha Aurelio De Laurentiis, President i Napolit.

 Ndërsa trajneri Sarri tha se “opinioni i presidentit është i rëndësishëm, por zgjedhjet çdo ditë i bëj unë. Do të doja që komente të tilla të mi thoshte mua. Kemi gabuar shumë nga ana teknike. Në ndeshjen e kthimit do të përpiqemi ta përmbysim.”

Në takimin tjetër të së mërkurës Bayern fitoi thellë 5 – 1 me Arsenalin në Mynih. Anglezët luajtën vetëm një pjesë, në të dytën ishin lojtarët e ekipit gjerman që zotëruan në fushë. Një sukses që e bën kualifikimin e ekipit gjerman në çerekfinale thuajse të sigurt edhe pse duhet të luhet ndeshja e kthimit./Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreSportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione








Të Lidhura

  • Juventus marshon drejt titullit

    Juventus duket se do ta mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit. Torinezët fituan përballjen e javës së 33 me Genoan me rezultatin 4 – 0, duke shtuar pikët...
  • Rritet Euro

    Monedha e Euros ka pësuar ndryshime, pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Francë. Bëhet fjalë për rritje të vlerës, më e madhja që nga mesi i Nëntorit të...
  • Fitojnë ekipet e kreut

    Asnjë nga ekipet e kreut nuk dështoi në takimet e javës së 30. Kukësi mbetet i pathyeshëm në këtë kampionat. Skuadra e Ernest Gjokës mundi 4 – 1 Tiranën...
  • Përse duhet ngrënë lëvozhga e vezës

    Business Insider raporton se çdo vit, vetëm në SHBA industria e ushqimit është përgjegjëse për rreth 150 mijë ton humbje të lëvozhgave. Kur vjen puna tek vezët, lëvozhga padyshim që...