ilia kareliVdekja e Ilia Karelit në burgun Nigritas ka ardhur si pasojë e plagëve të shumta që ai kishte marrë nga rrahet me mjete te forta. Në këtë konkluzion kanë arritur ekspertët mjeko-ligjore të Selanikut, që kanë kryer autopsinë e trupit pajetë te 42 vjecarit.

Sipas raportit plagët janë shkaktuar 72 orë para vdekjes, nga një mjet i fortë.

Per pasoje atij I jane shkaktuar sekrecione dhe fraktura, përfshirë thyerja e dërrasës së kraharorit.

I dënuari shqiptar me burgimk te perjetshem vrau një gardian në burgun grek të Malandrinos të martën.

Edhe Ministria e Drejtësisë së vendit fqinj, në një njoftim për shtyp, ka sqaruar rrethanat e gjetjes së tij në burgun e Nigritas, ku ai ishte transferuar më 27 mars. Për arsye sigurie, ai u vendos në një qeli i vetëm dhe në të ishte instaluar edhe një kamera për ta mbajtur në survejim gjatë gjithë kohës. Sipas autoriteteve zyrtare, Kalemi është gjetur nga gardianët pa ndjenja pas orës 23.30 të së enjtes dhe është dërguar në spitalin lokal për ekzaminime të mëtejshme. Ministria e Drejtësisë thote se ka nisur një procedim disiplinor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.