Një 30-vjeçar shqiptar në Itali është qëlluar me një plumb në kokë, pasi u përpoq të largohej dhe t’i shpëtonte kontrollit policor. Shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka pasur një mjet identifikimi në xhep edhe pse ishte shumë e vështirë për ta dalluar qartë, pasi plumbi e ka shpërfytyruar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Monte San Giusto.

Sipas mediave italiane, 30-vjeçari është klinikisht i vdekur dhe doktorët nuk kanë mundur të ndërhyjnë qofte edhe për të nxjerrë plumbin.

Sipas policisë shqiptari kishte kryer një vjedhje dhe po mundohej të shpëtonte. Gjatë kohës që policia ka kërkuar që ai të ndalonte, shqiptari ka qenë bashkë më dy persona të tjerë, por ata kanë mundur të largohen me shpejtësi .

Në makinë u gjetën një levë dhe një kaçavidë.

Sipas raportimit të patrullës së policisë kanë qenë banorët e zonës në rrugën Don Minzoni të komunës Monte San Giusto, të cilët kanë lajmëruar policinë, për disa grabitje apartamentesh në këtë zonë.

Policia italiane ka gjetur makinën

FiatBravo,

e cila ka rezultuar e vjedhur në qytetin e Ternit, duke u vënë menjëherë në ndjekje të 30 vjeçarit shqiptar që e drejtonte./tvklan.al