Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako, firmosi ndryshime të shefave të komisariateve në të gjithë vendin. Në Tiranë, Zv/Drejtori për Hetimin e Krimeve, Skënder Hita, u transferua me të njëjtën detyrë në Drejtorinë e Policisë së Lezhës. Në vend të tij, u emërua, Arsen Sinomataj, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit Nr.2. Në vend të tij është emëruar Ylli Doda.

Po ashtu, Shefi Policisë Rrugore Ervin Hasrama, është zëvendësuar nga Erjon Ahmeti. Në Sektorin e Forcave Shqiponja, është emëruar Oltion Bistri, që më parë ishte shef Komisariati në Pogradec.

Shefi i Komisariatit Nr.4, është emëruar Agim Hoxha. Në Komisariatin Nr.1, u emërua Albert Xhaho, duke zëvendësuar Elton Alushin, që u transferua në një detyrë tjetër.

Ndryshime dhe transferime kreu i Policisë Haki Çako, firmosi edhe në komisariatet e Shkodrës, të Krujës, të Durrësit, Korçës, Sarandës Pukës. Transferimet e mësipërme, u firmosën vetëm dhjetë ditë pasi Çako transferoi 10 drejtorë të Policisë Vendore në të gjithë vendin.

***

LËVIZJET E SHEFAVE TË KOMISARIATEVE – 8 MAJ 2017

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në përmbushjen e prioriteteve të punës për më shumë rend e siguri, konsolidimit të strukturave përmes rritjes së integritetit dhe aftësisë profesionale si dhe menaxhimit më të mirë të tyre.

Pas ndryshimeve në nivelin drejtues vendor në Policinë e Shtetit, në funksion të nevojës për të përmirësuar më tej punën e strukturave lokale të Policisë është vendosur lëvizja e një sërë drejtuesish në Komisariatet e Policisë dhe nivele të tjera drejtuese.

Ndryshimet synojnë t’i japin një tjetër ritëm punës së Policisë së Shtetit në përmbushjen e përgjegjësive të saj.

                   DREJTORIA VENDORE E POLICISË TIRANË

  1. Kom.Pol.Nr.1 Kryekomisar Albert Xhaho, Asistent/Lektor në Departamentin e Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1.
  2. Kom.Pol.Nr.2 K/Komisar Ylli Doda, Specialist në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Veprave  të Cilësuara, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Pergjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.
  3. K/Komisar Arsen Sinatamaj, Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, transferohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
  4. Kom.Pol.Nr.4 K/Komisar Agim Hoxha, Shef i Komisariatit të Policisë Shijak, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.4, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.            
  5. Kom.Pol.Rrugore  K/Komisar Erion Ahmeti, Specialist në Sektorin e Analizës dhe Planifikimit në Drejtorinë e Policisë Rrugore, transferohet Shef i Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, në  Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

DREJTORIA VENDORE E POLICISË DURRËS

Kom.Pol.Durrës K/Komisar Saimir Duro, Specialist në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Durrës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Kom.Pol.Krujë K/Komisar Edvin Ndreu, Specialist në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Krujë.

Kom.Pol.Shijak K/Komisar Aliosha Brokaj, Shef i Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në Drejtorinë Vendore Policisë Tiranë, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Shijak, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

DREJTORIA VENDORE E POLICISË ELBASAN

Kom.Pol.Librazhd, N/Komisar Bedri Xhika, Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, në Drejtorinë Vendore Policisë Elbasan, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Librazhd, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Kom.Pol.Gramsh, Komisar Alfred Maksuti, Shef i Komisariatit të Policisë Peqin, në Drejtorinë Vendore Policisë Elbasan, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Kom.Pol.Peqin, Komisar Bilal Semanaj, Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh, në Drejtorinë Vendore Policisë Elbasan, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Kom.Pol.Cerrik, N/Komisar Myseret Hasabelli, Shef Komisariati i Policisë Kufitare Dibër, në Drejtorinë Vendore të Kufirit Kukës, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

DREJTORIA VENDORE E POLICISË KORÇË

Kom.Pol.Pogradec, Komisar Nikollaq Palla, Specialist në Sektorin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizaur dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, në Drejtorinë Vendore Policisë Korçë.

Kom.Pol.Maliq, Komisar Gentian Diko, Specialist në Njësitë për tendencat e radikalizmit dhe ekstremizmit, në Sektorin e Hetimit dhe Koordinimit, në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Maliq, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

DREJTORIA VENDORE E POLICISË BERAT

Kom.Pol.Berat, Komisar Eduard Gjika, Specialist Koordinator në Sektorin e analizës së riskut/statistikë në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Berat, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Kom.Pol.Skrapar, Komisar Gramos Cjapi, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Kom.Pol.Ura Vajgurore, Komisar Blenard Kaziaj, Shef Seksioni i Teknologjisë dhe Përgjimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Ura Vajgurore, Berat. 

DREJTORIA VENDORE E POLICISË GJIROKASTËR

Kom.Pol.Gjirokastër, K/Komisar Besnik Lila, Specialist Verifikimi Hetues, në Sektorin e Disiplinës, në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Kom.Pol.Përmet, K/Komisar Gazment Shehu, Shef i Sektorit të Rendit Publik, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

DREJTORIA VENDORE E POLICISË VLORË

Kom.Pol.Vlorë, Komisar Gentian Musabelliu, Shef i Seksionit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Njësinë Speciale të Kufirit dhe Migracionit “DELTA”, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Vlorë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Kom.Pol.Sarandë, Komisar Elion Ligaçi, Specialist në Sektorin për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

DREJTORIA VENDORE E POLICIË FIER

Kom.Pol.Fier, K/Komisar Artur Selimaj, Shef i Njësisë Speciale i Kufirit dhe Migracionit “DELTA”, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.               

Kom.Pol.Mallakastër, K/Komisar Perlat Leli, Specialist në Sektorin për Krimet e Personit, në Drejtorinë për Krimet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.

DREJTORIA VENDORE E POLICISË SHKODËR

Kom.Pol.Shkodër, K/Komisar Hamdi Shullani, Shef Sektori/Specialist për Kthimin dhe Ripranimin në Sektorin peër Migracionin në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Kom.Pol.Pukë, K/Komisar Pal Marku, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

DREJTORIA VENDORE E POLICISË LEZHË

Drejtues Skënder Hita, Zv/drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe K.Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, transferohet dhe emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.               

Kom.Pol.Mirditë, Komisar Erdit Rrëçeku, Shef i Komisariatit të Policisë Durrës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

DREJTORIA VENDORE E KUFIRIT DHE MIGRACIONIT TIRANË

Kom.Pol.Aeroporti Rinas Komisar Oltion Zeqo, Specialist në Sektorin e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm, në Drejtorinë e Hetimit për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore Kufirit dhe Migracionit Tiranë./tvklan.al