Një 75-vjerçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në Memaliaj. 75-vjeçari Ramadan Llango po ecte pranë rrugës në hyrje të qytetit, në momentin e përplasjes nga një automjet tip “Fiat Punto” që drejtohej nga Klement Sinanaj, punonjës policie.

Ky i fundit u shoqërua në policisë nga forcat e uniformave blu. I moshuari u transportua në Spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore./ TV KLAN