Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë gjatë natës rreth orës 01:15.

Sipas informacioneve policore, viktima është 60-vjeçari me iniciale Prekë Kokli nga fshati Baks i Velipojës.

Mësohet se viktima po udhëtonte me motorçikletë dhe është përplasur nga një makinë tip Opel me targa AA798FI që drejtohej nga punonjësi i policisë Përparim Papa.

Ky i fundit është Specialist i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje rreth shkaqeve të aksidentit. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/tvklan.al