Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, kur një efektiv policie ka qëlluar veten me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë të Korçës, në ambientet e jashtme të shkollës 9-vjeçare që shërben si qendër votimi. Zyrtarisht policia bën me dije viktima është oficeri i policisë me iniciale A.V 50 vjeç.

Ai ishte caktuar me detyrë për të ruajtur këtë qendër votimi. Nuk dihen shkaqet që çuan punonjësin e policisë të qëllonte veten me armë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë nisën punën për zbardhjen e kësaj ngjarje.

/tvklan.al