35 – vjeçari nga Lezha, i arrestuar nga policia holandeze me 674 kilogamë drogë, nuk ka ka hyrë në Shqipëri që prej vitit 2008.

Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit sqaron se, lajmi i publikuar nga mediat për një autobus me targa shqiptare të ndaluar në Holandë pasi në të u zbuluan 670 kilogramë kanabis, nuk është i saktë.

Sipas të dhënave, sqaron policia, rezulton se automjeti i ndaluar është i tipit Mercedes Benz me targa W-162-Z dhe drejtohej nga shqiptari me inicialet G.K., 35 vjeç nga Lezha.

Ndalimi i tij është bërë në datën 23 Shkurt 2017 në Amsterdam, në autostradën A4 duke u kthyer nga Haga, me mjetin tip ‘Mercedes Benz’.

Gjatë ndalimit, policia holandeze ka zbuluar në bagazhin e automjetit një sasi prej 674 kilogram kërp, origjina e të cilit nuk dihet.

Ndërkohë në bazë të hyrje daljeve të sistemit TIMS nga viti 2008, ky shtetas dhe mjeti Mercedes Benz, me targa W-162-Z, nuk rezulton të ketë hyrë dhe të ketë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë./

tvklan.al