Policia angleze ka zbuluar identitetin e personit që kreu sulmin në Londër pasditen e djeshme.

Policia Metropolitane tha se agresori, i cili humbi jetën gjatë sulmit, ishte Khalid Masood. 52-vjeçari kishte lindur në Kent, por besohet se jetonte në Ëest Midlands.

“BBC” thotë se Masood nuk po hetohej aktualisht nga policia britanike, porse ishte dënuar  më parë për sulme të dhunshme.

Policia tha se nuk kishte pasur asnjë informacion lidhur me qëllimet e mundshme të Masoodit për të kryer sulme terroriste.

Khalid Masood ishte dënuar për herë të parë në vitin 1983 dhe për herë në fundit në dhjetor të vitit 2003, për posedim armësh të ftohta.

Ai nuk ishte dënuar kurrë më parë për terrorizëm.

Më herët të enjten, kryeministrja britaniake Theresa May tha se terroristi, i cili vrau tre persona e plagosi dhjetëra të tjerë ditën e mërkurë në sulmin e Westminster, kishte lindur në Britani dhe është ishte hetuar më parë nga M15. Ai ishte hetuar disa vite më parë për ekstremizëm të dhunshëm.

Kështu marrin fund edhe spekulimet lidhur me identitetin e vërtetë të terroristit. Media Britanike, përfshirë edhe “Th Independet” raportuan fillimisht mbrëmjen e djeshme se autori i sulmit terrorist pranë parlamentit britanik në Londër ishte Abu Izzadeen, një i dënuar për financim terrorizmi, që në  YouTube kishte video teksa bënte thirrje për vrasjen e politikanëve dhe policëve britanikë si të pafe.

Abu Izzadeen, i cili ngjante shumë me autorin që u vra pas sulmit terrorist, rezultoi se ishte ende në burg./tvklan.al