Policia Rrugore ka vendosur 5200 gjoba në tri ditët e fundit, kryesisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për parakalim të gabuar.

Lajmi bëhet i duar në një komunikatë nga policia e Shtetit, e cila thotë se 481 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 716 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 787 për parakalim të gabuar, 327 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 75 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Ndërsa pjesa tjetër e gjobave është vënë për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.

Policia tha se janë pezulluar 169 Leje Drejtimi, nga të cilat 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 128 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 21 për mosrespektim semafori.

Po ashtu, gjatë këtyre tri ditëve janë arrestuar 20 drejtues mjetesh nga këta, 15 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur./tvklan.al