Janë momentet kur patrulla e policisë së komisariatit nr.6, komunikon me sallën e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të njoftuar kalimin e një prej eskortave të kompanive private të sigurisë fizike që transferojnë paratë nga degët e bankave drejt Rinasit.

Burime nga Policia e Shtetit thanë dje për Televizionin Klan se sektori i Shërbimeve ndaj të tretëve Policinë e Shtetit, po punon për nxjerrjen e një udhëzimi të ri që ka të bëjë pikërisht me transferimin e vlerave monetare.

Burimet thonë se udhëzimi pritet të sanksionojë mënyrën e shoqërimit të objekteve me vlerë nga kompanitë e sigurisë si dhe mënyrën e sigurimit të tyre gjatë transportit.

Prej më së një jave, policia e Tiranës, ka nisur zbatimin e planit të masave të përkohshme për shoqërimin e vlerave monetare të konsiderueshme gjatë transportit të tyre, nga filialet, bankat, bankomatet, apo edhe drejt Rinasit./ TV KLAN