Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta ka bërë që Shërbimet e Policisë së Tiranës të jenë të angazhuara në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Gjatë ditës së sotme shërbimet e Policisë u kanë dhënë ndihmë qytetarëve në disa raste.

Si pasojë e temperaturave të ulëta njoftojmë se disa akse rrugore dhe zona të caktuara si më poshtë ka prezencë të ujit dhe akullit në rrugë më konkretisht:

Kryqëzimi i Laprakës.

Nënkalimi i “City Park”, sa kalon Vorën drejtimi DR-TR, përballë Karburant “Autokton”.

Priskë Nr.2.

Në rrugën “Qamil Guranjaku”.

Mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”.

Në rrugën “Karl Topia”.

Nga “21 Dhjetori” në drejtim të “Vasil Shantos” ka prezencë uji.

Tek Klinika Nr.1 ka prezencë uji.

Rruga “Myslym Shyri” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” ka prezencë uji.

Rruga sa kalon Lapidarin në Pezë Helmës, ka prezenca akulli në rrugë.

Shërbimet e Policisë janë të gjitha në gatishmëri, ku po monitorojnë lëvizjen e automjeteve duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve  që kanë nevojë për ndihmë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë./tvklan.al