Policia franceze është ndeshur me aktivistë të mjedisit në një zonë të pyllëzuar në perëndim të Francës, në vendin ku mendohet të ndërtohet një aeroport i ri, shkruan BBC.

Aktivistët kanë vendosur barrikada të improvizuara dhe i kanë vënë më pas flakën, kjo gjë ka detyruar policinë që të përdorë gaz lotsjellës në vendin e Notre- Dames-des Landes. Në Janar qeveria franceze shpalli projektin për të ndërtuar një aeroport të ri në qytetin e Nantës.

Aktivistët dolën rreth orës 6:00 me orën lokale, dhe 2500 xhandarë të policisë ishin të pranishëm.

Ata bllokuan rrugën aty pranë për të izoluar banorët, shumica e të cilëve kanë zënë vend në mënyrë të paligjshme për vite me radhë.

Disa protestues hodhën gurë në drejtim të xhandarëve, raportoi agjencia e lajmeve AFP. Një xhandar pësoi një dëmtim në sy gjatë konfrontimit./tvklan.al