Policia greke arrestoi 4 shqiptarë në zonën e Follorinës, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Shqiptarëve të arrestuar iu sekuestruan 121 kg kanabis, e paketuar në 7 çanta udhëtimi.

4 shqiptarë të moshës 21, 26, 31 dhe 46 vjeç, u arrestuan në pyjet e Vatohorit, në Follorinë, teksa po ecnin me këmbë, pak km larg nga pika doganore e Kapshticës.

Katër të arrestuar janë dërguar në Prokurorinë e Kosturit./ tvklan.al