Tre tifozë janë shpallur në kërkim nga policia greke pas incidenteve që shkaktuan në stadium ditën e martë në ndeshjen mes Greqisë dhe Gjibraltarit.

Policia greke thotë se kanë qenë një shqiptar dhe dy grekë të identifikuar si tifozë të skuadrës Olimpiakos, që dhunuan ashpër një 20-vjeçar tifoz i Panathinaikos. Shqiptari është i moshës 34-vjeçare dhe është shpallur në kërkim së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij grekë 20 dhe 26 vjeç.

Tre tifozët janë identifikuar pas analizimit të kamerave të sigurisë dhe pas marrjes së dëshmisë së 20-vjeçarit. Ky i fundit u shoqërua gjithashtu në polici dhe u akuzua për shkelje të ligjit të sporteve.

/tvklan.al