Policia greke ndaloi sot për disa orë dy shoferë të Ministrisë tonë së Punëve të Jashtme.

Altin Tafa dhe Agim Asllani po transportonin Abetare dhe tekste të tjera shkollore për fëmijët shqiptarë në shtetin helen, por u ndaluan nga policia e Janinës sapo kaluan kufirin në Kakavijë.

Sipas policisë greke, ata po transportonin libra me përmbajtje sensitive dhe që cënojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mësohet se shkak janë bërë disa harta që tregonin shpërndarjen e shqiptarëve në Ballkan.

Me ndërhyrjen e Ministrisë së Jashtme dhe Ambasadës tonë në Athinë, dy shoferët janë liruar rreth orës 17:00 të pasdites.

Tv Klan