Një autobus ku po udhëtonin disa shqiptarë është ndaluar nga policia greke dhe është arrestuar shoferi.

Ngjarja ka ndodhur në Janinë, dhe sipas mediave lokale, në autobus po udhëtonin 8 shqiptarë me dokumente të parregullta.

Ata ishin të moshës nga 21 vjeç deri në 40 vjeç. Policia e Janinës thotë se 4 prej shqiptarëve të paligjshëm e kishin të ndaluar të udhëtonin në zonën Shengen.

Autobusi u konfiskua, ndërsa u arrestua drejtuesi i mjetit, një 56-vjeçar. /

tvklan.al