Ne lidhje me situatën e krijuar në Pikat e Kalimit Kufitar për në Greqi, Policia e Shtetit ka reaguar me anë të njoftimi për mediat.

Në njoftim thuhet se Policia Kufitare ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me policinë kufitare greke, ku nga komunikimi me autoritetet policore greke, rezulton se që prej mbrëmjes së djeshme, sistemi kompjuterik i palës greke ka shfaqur probleme teknike deri në bllokimin e plotë të tij.

Sistemi kompjuterik është bllokuar për shkaqe teknike, jo vetëm në kufirin më Shqiperinë, por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë.

“Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kanë të pamundur të kalojnë deri në rregullimin e difektit në sistem

“, thotë policia.

Autoritetet shqiptare kanë mbajtur kontakt të pandërprerë me ato greke, ku është marrë përgjigjie se po punohet për rregullimin sa më shpejt të sistemit.

Më tej, policia thotë se

pala greke pretendon se deri sot pasdite ky defekt të rregullohet dhe të filloje lëvizja e qytetarëve me funksionimin normal të sistemit”.

“Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të mjeteve që të mos dynden në pikat e kalimit duke krijuar radhë e konfuzion, pasi me të marrë njoftim nga pala greke për rregullimin e sistemit, do t’ju njoftojmë nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale”

, e përfundon njoftimin e saj Policia e Shtetit./tvklan.al