Një familje shqiptare që jeton në Itali është arrestuar nga policia. Babai, mamaja dhe vajza janë vënë në pranga, pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në zonën e Brentwood, në Vicenza.

Sipas mediave italiane, tre anëtarët e familjes shqiptare vidhnin në bashkëpunim banesa në atë zonë. Ata kishin marrë para, sende me vlerë dhe objekte të tjera. Pasi analizoi disa prej kamerave të sigurisë, policia zbuloi se tre të dyshuarit janë pjesë e së njëjtës familje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën disa prej objeketev të vjedhura. Ato ju kthyen pronarëve, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse familja shqiptare është përgjegjëse për vjedhje të tjera. Mediat nuk kanë bërë të ditur identitetin e tyre.

/tvklan.al