12 persona, pjesëtarë të familjeve mafioze përfunduan në prangat e Antimafias së Palermos, në një operacion policor në fshatin e famshëm të Corleonës, vendi i origjinës i ish – bosit Salvatore Riina.

Aksioni për arrestimin e tyre nisi pas hetimeve të gjata që kishin në shenjestër goditjen e disa prej familjeve që së fundi dyshohet se kishin rilidhur kontaktet me qëllim rikthimin në krye të klaneve mafioze.

Mes të arrestuarve është edhe Carmelo Gariffo, nipi i ish – bosit Bernardo Provenzano, i ndarë nga jeta pak muaj më parë.

Sipas hetuesve ishte pikërisht ai që kishte tentuar të organizonte grupet kriminale të shkatërruara vitet e fundit.

Nga përgjimet e policisë rezulton se Gariffo fliste shpesh për rikthimin e “Cosa Nostras” në Corleone. Mbi 12 të arrestuarit rëndojnë akuzat e aktivitetit mafioz, zhvatjes dhe kanosjes.

Tv Klan