Një furgon me 348 kg marijuanë është evidentuar dhe bllokuar nga karabinieret e skuadrës operacionale të Nucleos, në një provincë të Brindisit në Fasano.

Të dy personat që ndodheshin në furgon, sapo kanë vënë re që janë piketuar nga karabienieret kanë braktisur mjetin dhe janë arratisur në rrethinat e fasanos.

Gjatë kontrollit të mjetit, autoritetet italiane arritën të gjejnë 348 kg marijuanë të ndarë në 19 pako celefoni.

Hetimet e menjëhereshme kanë bërë që nga kotrollet në vijim përgjatë bregut të Fasanos, policia të gjejë edhe 19 pako të tjera të drohës, të fshehur në pika të ndryshme përgjatë plazhit, duke ccuar në total në sekuestrimin e 655 kg marijuane.

Tv Klan