Ashtu siç dyshohej, zjarri në kullën Grenfell të Londrës nisi për shkak të një frigoriferi me defekt.

Kështu u shpreh Policia Metropolitane këtë të premte, duke dhënë zyrtarisht shkakun e zjarrit që përfshiu kullën 24 katëshe më 14 Qershor.

Sipas policisë britanike, veshja e jashtme e pallatit nuk i ka kaluar testet e sigurisë, ashtu sikurse izolimi i ndërtesës dhe për këtë pritet që autoritetet të ngrenë akuzat për vrasje.

Të paktën 79 persona humbën jetën e me dhjetëra mbetën të plagosur, si pasojë e një zjarri masiv që përpiu brenda natës kullën Grenfell.

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, mediat raportuan se shkak për zjarrin kishte qenë pikërisht një frigorifer që ndodhej në kat të katërt, në apartamentin e Behailu Kebede. /tvklan.al