policia-arrestimetTIRANË – Gentjan Resmi Rakipi, Oligerta Sulejman Agushi dhe Besmir Ibrahim Ramadani janë arrestuar nga strukturat e policisë në rrethe të ndryshme. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e brendshme, sipas së cilës që të tre personat kanë qenë shpallur në kërkim nga drejtësia.  Rakipi u ndalua në kuadër të operacionit të koduar me emrin Saranda, në aksin rrugor Shkozet-Durrës,  pasi është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 1999 e ka dënuar me 16 vjet burgim, për vepren penale të “Vrasjes” e mbetur në tentativë.Ndërsa Oligerta Sulejman Agushi, 20 vjeç, lindur e banuese në Tiranë, e dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg, me vendim të Gjykatës së Tiranës, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit është ndëshkuar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda.

19 vjeçari Ramadani lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, është arrestuar pasi është autori i dyshuar i vjedhjes së një shtetaseje në datë 10.12.2013, në ashensorin e pallatit “Katazi” në rrugën “Muhamet Gjollesha”. “Në momentin e arrestimit këtij shtetasi ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura”, – thonë burimet zyrtare të policisë: