Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka konfirmuar se shpërthimi i bombës artizanale në një stacion autobusësh në Manhatan pranë “Times Square” është akt terrorist.

Autoritetet e kanë konsideruar incident terrorist këtë ngjarje. Konfirmimin e bëri shefi i policisë së Nju Jorkut gjatë një deklarate për mediat.

Shpërthimi ndodhi në një terminal autobusësh, ku mbetën të lënduar lehtë dy persona.

Njëri prej të lënduarve është autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është arrestuar. Policia amerikane bëri me dije se ai është Akayed Ullah 27 vjeç. Atij iu gjet edhe një pajisje e dytë bombe artizanale, e cila nuk shpërtheu. /

tvklan.al