Pas rreth një orë ndjekje në det të hapur nga policia kufitare e Vlorës, një gomone që dyshohet se transportonte marijuanë u bllokua këtë mbrëmje pranë Zvërnecit.

Burime nga policia thanë se gomonia 5 metra e gjatë drejtohej nga dy persona.

Në afërsi të gomones është gjetur një sasi lënde narkotike, por ende nuk dihet pesha e saktë e saj.

Dyshohet se gomonia do të ngarkonte këtë sasi droge. Vijon puna për ndalimin e dy trafikantëve.

Tv Klan