Ishte policia kufitare e Vlorës dhe zyra e Guardia di Finanza në Shqipëri që pikasën në orët e vona të së shtunës një gomone të nisur nga brigjet shqiptare duke iu drejtuar ujërave italiane. Janë aktivizuar menjëherë edhe Delta Forca roja bregdetare NUFROM i Guardia di Finanza dhe homologët e tyre në Bari të gjitha të koordinuara nga njësia ajrore e Frontex.

Pas një ndjekjeje që zgjati disa orë policia ndaloi gomonen në bordin e të cilës ishin dy të rinj për të cilët jepen vetëm inicialet: L.R. 34 vjeç 34 dhe H.D 23 vjeç.

Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t’i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme  në det.

Në fund para se të ndaloheshin  dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rikuperohet ku deri tani janë mbledhur rreth 600 kilogramë marjiuanë. Ndalimi i gomones u bë në ujërat territoriale italiane. Policia thotë se nuk mund të zbulojë detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor. Mësohet se grupi i hetuesve është duke punuar për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut.

Tv Klan